Hulumtimi i fundit i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) zbuloi se në periudhën 2004-2009, 9512 ushtarë aktivë amerikanë kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje.
Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve shëndetësore të SHBA-ve një në pesë vetëvrasje kryhet nga ushtarët në pension, kurse shqetësuese është edhe norma në rritje e tentim-vetëvrasjes në mesin e ushtarëve aktivë.
Revista “JAMA” ka publikuar rezultatet e hulumtimit të numrit të tentim-vetëvrasjeve që kanë përfunduar me dëmtim apo vdekjen e ushtarëve, kurse të dhënat e analizuara janë për periudhën 2004-2009.
Gjatë kësaj periudhe, tentim vetëvrasje kanë kryer gjithsej 9512 ushtarë, prej të cilëve 86 për qind meshkuj dhe 14 për qind femra.
Në mesin e ushtarëve amerikanë që kanë “ngritur dorë ndaj vetes”, 60 për qind janë të bardhë dhe 68 për qind nën moshën 30 vjeç.
Një nga studiuesit Robert Ursano ka thënë se çdo tentim-vetëvrasjeje në ndonjë njësi amerikane në mënyrë të konsiderueshme rrit rrezikun e përsëritjes së këtij fenomeni në atë njësi.
Profesori në Universitetin e Teksasit Alan Peterson paralajmëron se kushtet në të cilat ushtarët kryejnë detyrat e tyre është shkaku më i zakonshëm i tentim vetëvrasjeve.
Hulumtimet e mëparshme në SHBA kanë zbuluar se ndërhyrja ushtarake në Irak dhe Afganistan, kanë dyfishuar numrin e vetëvrasjeve në tentativë në mesin e ushtarëve amerikanë.
Komanda e ushtrisë amerikane nga viti 2011 deri në vitin 2015 ka pezulluar mbi 90 mijë ushtarë për shkak të mos përmbushjes së detyrimit profesional, kurse tek më shumë se 57 mijë të këtyre ushtarëve është konstatuar traumë e shkatuar nga stresi në detyrë.