Për 7 muaj importohen mbi 14 mijë vetura

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 08:37 | Nga

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, nga fillimi i vitit e deri më tash, në Kosovë kanë hyrë 1 308 vetura të reja, si dhe 13 056 vetura të përdorura. Vlera e veturave të importuara është hiç më pak se 82 milionë euro.

Nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit korrik sipas të dhënave të Doganave të Kosovës shihet se në vendin tonë kanë hyrë 14 mijë e 364 vetura, ku nga ky numër 1 308 janë vetura të papërdorura, ndërkaq 13 056 janë vetura të përdorura, shkruan ‘Zeri’.

Sa u përket veturave të reja sipas të dhënave të siguruara shihet se më së shumti vetura kanë hyrë gjatë muajit qershor, ndërkaq më së paku kanë hyrë në muajin shkurt.

“Në muajin janar kanë hyrë 103 vetura me vlerë 846 mijë euro, në muajin shkurt 61 vetura në vlerë prej 936 mijë euro, gjatë muajit mars janë importuar 146 vetura me vlerë prej 2,1 milionë euro, në muajin prill 143 vetura në vlerë prej 1,8 milionë euro, në muajin maj 274 vetura në vlerë prej 2,9 milionë euro, në muajin qershor 346 vetura në vlerë prej 4,1 milionë euro, si dhe në muajin korrik 235 vetura në vlerë prej 3,4 milionë euro”, thuhet në raportet e Doganës së Kosovës.

Më tej thuhet se vlera totale e veturave të papërdorura është 16 milionë e 326 mijë euro, ndërkaq vlera totale e taksave për këto automjete është 3 milionë e 663 mijë euro.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shihet qartë se sivjet kanë hyrë 615 vetura më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme