Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të dyshuar në fshatin Uglar të Fushë Kosovës pasi që i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën, shtetas i huaj.
Sulmi ndaj tij ka ndodhur me një shufër metalike lidhur me pagesën e një borxhi. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt.