Për dialogun s’vendos veç kryeministri ose veç presidenti, marrëdheniet me ShBA-në vendosin fatin e Kosovës

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 11:18 | Nga Naim Rashiti

Rënia e Qeverisë një muaj e gjysëm pas formimit shkakton trauma dhe rritë maksimalisht mosbesimin në institucione dhe politikë.

Problemet e koalicionit ishin dhe jane te medha. LVV dhe LDK kane mundesi te rregullojne kete gjate vikendit. Duhet vullnet i madh dhe kompromise te medha per te vene qeverine e koalicionin ne binar te duhur.

Ne çështjet e veshtira, qeveria dhe kryeministri duhet ta kuptojne troç se nuk e zgjidhin dot vete çështjen e dialogut me Serbine. eshte shume e veshtire dhe nese mban kete per vete do ta grryej dhe rrenoj ate.

Çështja e dialogut nuk është as veç e kryeministrit e as veç e presidentit. Dialogu eshte qeshtje e shtetesise se Kosoves, e 2/3 te Kuvendit dhe qellimit strategjik te Kosoves per tu bere anetare e OKB-se, NATO-s e BE-se. Kjo qeshtje shkon shume pertej mandatit te nje kryeministri qeverie apo Presidenti.

Ne mardheniet me SHBA-te dhe BE-ne, nuk ka kompromis. Kosova eshte dashur dhe duhet ta heq tasken dhe mos te beje politike me te. Nuk ka vend per diskutim ne kete teme dhe nuk duhet te vazhdohet me kete debat..

Marrëdheniet me SHBA-ne vendosin per fatin e Kosoves dhe pike. Nuk duhet te diskutohen e debatohen kerkesat qe vine nga SHBA-te, Gjermania, Anglia etc. Kosova duhet te zhvilloje politka qe i paraprine me konsulta me ta.

Brenda qeverise, LVV dhe LDK duhet te krijojne nje mekanizem te fuqishem konsultativ per cdo gje, te shpejte dhe veprues.. Nese nuk arrijne te rrisin besimin dhe kohezionin mes tyre, problemet nuk do te ndalen, do te vine edhe shume tjera.

Pra, LVV dhe LDK duhet te ulen sot e neser dhe njefare forme te riformulojne marreveshjen e tyre te koalicionit.

Nese jo, dhe mocioni kalon, partite poltike parlamentare duhet te pajtohen per parime te sakta dhe te fusqishme, per taksen, dialogn me Serbine, procesin e udhehequr nga SHBA, BE-ja dhe formulen e perfaqesimit, pavareissht kush futet ne qeveri. Nuk mund te kete me debat politik, brenda koalicionit dhe mes paritve poltike per qeshtjen e takses dhe dialogut dhe mardheniet me partneret kyq. Nuk mund qe subjektet parlamentare te flasin per mbajten e tarifes edhe sot.

Duhet te kete nje marreveshje politike, te detajuar dhe ne nje forme e miratuar ne Kuvend.

Kjo mund te behet edhe nese arrihet marreveshja mes LVV-se dhe LDK-se qe te vazhdoje koalicioni dhe qeveria. Eshte ne doren e tyre teresisht!

Mos i akuzoni SHBA-te, BE-ne, Serbine, dialogun… Problemi eshte ne Kosove, mungesen e vullnetit, vizionit dhe qasjes strategjike e deshiren e madhe me lutfu njeri tjetrin…

Të ngjashme