Në prag të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, futbollistët e FC Kosova Regensburg në Gjermani, e kanë vizituar babain e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë, Haxhi Thaçin.
Menaxhmenti i FC Regensburg i dhanë mbështetje morale babait të Thaçit, duke shprehur bindjen se që të gjithë ata në Hagë do të kthehen faqebardhë te familjet e tyre në Kosovë.
Ndryshe, sot Komuna e Skenderajt feston përvjetorin e çlirimit nga forcat serbe.