Përdorimi i celularit apo i tabletit, si dhe shikimi i televizorit janë shkaktarë të mëdhenj të pagjumësisë.
Është mirë që para se të flini t’i ndalni këto pajisje, e veçanërisht kur i shihni faktet se shumica e njerëzve nuk i ndalin këto pajisje deri pak minuta para se të tentojnë të flenë.
Sidoqoftë, çfarë nëse do ta kishit gjetur veten në një rrethanë ku nuk keni celular, televizor apo nuk keni fare qasje në elektricitet? A do t’ju ndihmonte kjo të flini dhe të bëni gjumë të mirë?
Një studim në SHBA ka zbuluar se kampingu i ndihmon njerëzit të flenë dy orë më herët se zakonisht.
Pas eksperimenteve të shumta, Dr Kenneth Wright ka treguar se drita e diellit, drita e hënës dhe drita që vinte nga zjarri i kampingut kishin qenë burimet e vetme të ndriçimit, dhe rezultatet kishin qenë pozitive.
Studimi ka sugjeruar t’i shmangni pajisjet elektrike para gjumit, ndërsa ka bërë thirrje që të bëni më shumë kamping.