Zjarrfikësit e Prishtinë për katër muaj kanë kryer 600 intervenime, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online Latif Zeka Komandant i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në një intervistë për Ekonomia Online.
Zeka më tej ka konfirmuar se asnjë zjarrfikës nuk është prekur me Coronavirus, ani pse të gjithë janë në vijën e parë të frontit për shpëtimin e njerëzve.
“Për fat të mirë asnjë prej zjarrfikësve dhe familjarëve të tyre nuk janë prekur nga Coronavirusi. Në Kosovë jemi më të pajisur me automjet dhe pajisje personale”.
“Në kohën e pandemisë ka pasur raste zjarre fushore malore, ku ka pasur aksidente në komunikacion, por pa lëndime në njerëz”, shtoi Zeka.
Mes tjerash, Zeka ka thënë se ndikimi i pandemisë ka qenë global, ndërsa intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm.
Sipas tij, zjarrfikësit kanë kërkuar që të punojnë 24 orë shkaku i pandemisë, duke qenë më afër punës dhe familjes, raporton EO.
“Pandemia ka ndikuar si tek çdo qytetar i Kosovës edhe tek ne dhe kemi marrë hapa qysh në fillim. Prej 12 orë që kanë pasur orarin e punës zjarrfikësit”.
“…kanë kërkuar që shkaku i pandemisë të punojnë 24 orë, ku kanë kërkuar edhe zjarrfikësit, që të jenë të gatshëm për çdo intervenim, që më pak të udhëtojnë, të jenë rrugës dhe pranë familjes”, shtoi ai.