Për mua që jetoj në Kosovë, vota e mërgatës nuk ka kurrfarë rëndësie

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 21:17 | Nga Teuta Arifaj

Qeveria, po perpiqet me lehtesu voten e mergates. E drejte, sepse edhe ajo vote vlen. Ama pa rend pak se s’i kemi punet mire ne asnje fushe te jetes.

Per mua, dmth dikush qe jeton ne Kosove vota e mergates nuk ka kurrfare rendesie.

Sepse eshte dallim i madh mes meje edhe nje kosovari qe jeton n’Gjermani (per shembull) se ai atje ka jete normale… page te dinjitetshme, mundesi te barabarta per arsimim, punesim.

Femijet i rriten duke enderruar per perspektive. Mundesi ke, vetem a do ta shfrytezosh. Ka sistem te mire shendetesor. Nuk i ndalet rryma ne -18 grade. As uji. As te gjitha rruget s’i ka me gropa. E shume perparesi te tjera qe une s’i kam. Sepse une nuk jetoj ne nje vend normal. Jetoj ne nje shtet kryesisht disfunksional.

Per dallim nga disa familjare te mi ne mergate, qe tashme i kane marre te dy dozat e vaksines anti-COVID, baba im mund te vdes po nga ky virus sepse as ne rend s’eshte per t’u vaksinuar. E besa as QKUK nuk eshte shume premtuese. E ster-ngarkuar me paciente. As staf nuk ka mjaftueshem per gjithe kete hallakame shendetesore qe po ndodhe.

E nese do te kete tubime zgjedhore e zgjedhje, rreziku nga infektimi rritet akoma me shume.
Andaj mergata mund te votoje edhe ne maj edhe pas kater vjetesh edhe pas 40 vjetesh per po te njejtit njerez.

Une jo. Sepse n’Kosove kemi provu gjithcka e gjithke t’u shpresu per ndryshim. Ketu mundesia per ndryshim eshte e rralle… shume e rralle, dhe pastaj zhgenjehesh.

Perndryshe… mendoj se edhe pa president kishim mujt me jetu. Por pa kushte baze per jete, s’mujme. 🤷‍♀️

Të ngjashme