Gjatë periudhës janar-shtator të viti 2017 në Policinë e Kosovës janë raportuar 949 raste të dhunës në familje.
Policia për lajmi.net ka thënë se në rastet e dhunës në familje ku burrat kanë qenë viktimë nga gratë janë 13 raste të raportuar për periudhën janar-shtator 2017.
“Gjatë periudhës Janar –Shtator 2017 në Policinë në Kosovës janë raportuar 949 raste te dhunës në familje. Në rastet e dhunës në familje ku burrat kanë qenë viktimë nga gratë janë 13 raste të raportuar në Policinë e Kosovës për periudhën Janar –Shtator 2017. Rajoni i Prishtinës 2 raste të raportuara, Rajoni i Ferizajt 1 raste të raportuar, Rajoni i Gjakovës 2 raste të raportuar, Rajoni i Prizrenit 3 raste të raportuar, Rajoni i Mitrovicës 2 raste të raportuara dhe Rajoni i Mitrovicës Veriu 3 raste të raportuara ku viktimë kanë qenë burrat nga gratë.
Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur vrasje të burrave nga gratë.