Të jesh fëmijë i vetëm…

Prishtinë | 23 Nën 2023 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Njihen për të llastuar, tekanjozë, mendjemëdhenj. Por, këto vlejnë vetëm kur je fëmijë.

Nëse rritesh si fëmijë i vetëm të duhet të përballosh vetëm shumë gjëra. Prindërit janë aty për ty, por me ta nuk është njësoj si të kesh një vëlla a një motër. Të rritesh si më i vogli i shtëpisë është krejt ndryshe, por ka edhe shumë aspekte pozitive.

1. Fëmijët e vetëm janë shumë të dashur

Kur s’ke pasur me kë të luash nëpër shtëpi, shoqëria është shumë e rëndësishme. Një fëmijë i vetëm i merr shumë seriozisht miqtë, kërkon të japë dhe të marrë miqësi të vërtetë, prej vëllai.

2. Fëmijët e vetëm bëhen shumë të pjekur

Bisedat e vetme që dëgjon nëpër shtëpi, janë “muhabete të rriturish”. Mësohesh jo vetëm t’i dëgjosh, por edhe t’i kuptosh dhe të bëhesh pjesë e tyre. Kështu, bëhesh më shpejt pjesë e botës së të rriturve, dhe nis të arsyetosh si një i tillë.

3. Fëmijët e vetëm janë të pavarur, po aq sa të shoqërueshëm

Kur rritesh vetëm mëson t’i përballosh vetë problemet e moshës, ato që përgjithësisht të bëjnë të vuash. Vetmia bëhet pjesë e natyrës ndaj mund t’ia dalësh shumë mirë edhe pa të tjerë. Por nga ana tjetër, sikurse thamë, miqësia zë një vend të rëndësishëm, ndaj ka një baraspeshë të të dyjave.

4. Fëmijët e vetëm janë shumë vetëkritikues

Nuk je vetëm “i përkëdheluri i shtëpisë”; kur je fëmijë i vetëm prindërit janë shumë të përqendruar që i vetmi fëmijë që kanë, t’ia dalë me sukses gjithçkaje, që nga shtëpia e deri tek shkolla e karriera. Mësohesh të mos kënaqesh lehtë me veten, dhe ndonëse kjo nuk është gjithmonë e mirë, të ndihmon të jesh një person më i denjë në mes të tjerëve.

5. Fëmijët e vetëm i adhurojnë prindërit!

Të gjithë i adhurojnë prindërit. Kurse fëmijët e vetëm nuk i kanë parë vetëm si nënë dhe baba, por edhe si shokë, motër, vëlla, sigurisht sa ç’mund të jetë një prind. Respekti karshi tyre është i patundshëm dhe janë të parët njerëz që lajmërojnë për çdo gëzim a trishtim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme