Për nëntë muaj prokurorët kanë zgjidhur 996 raste

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 12:42 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga janari i vitit 2016 deri shtator prokurorët vendor kanë pranuar në punë 1 111 kallëzime penale me 1773 persona. Ndërsa nga ky numër ata kanë arritur që t’i zgjidhin 996 lëndë me 1 880 persona.

Kështu ka bërë të ditur, Lavdrim Krasniqi, drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial gjatë raportimit të Raportit të Mekanizmit përcjellës të statistikave për periudhën janar – shtator.

Gjatë raportimit të tij para anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Krasnqi ka bërë të ditur se prokurorët e të gjitha prokurorive në vend kanë për nëntë muaj kanë arritur që t’i zgjedhin 89 për qind të kallëzimeve.

“Sipas raportit në këtë periudhë del se ka pasur 2105 lëndë të trashëguara nga vitet paraprake me të cilën është nisur puna në vitin 2016. Në këtë periudhë për të cilën po raportojmë, sipas raportit, del se janë pranuar 1111 lëndë, me 1773 persona. Ndërsa janë zgjidhur 996 lëndë me 1880 persona. Duke pasur parasysh lëndët që kanë mbetur nga periudha paraprake, aktualisht në fund të kësaj periudhe kanë qenë në punë 2220 lëndë për këtë raport nëntë mujor për këto vepra karakteristike”, ka thënë Krasniqi,

Ai ka bërë të ditur se nga subjektet të cilat kanë parashtruar kallëzime penale prinë Policia e Kosovës e cila ka paraqitur 812 kallëzime penale, e pasuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit me 65 kallëzime penale, Doganat 51 kallëzime penale, të dëmtuarit me 52 kallëzime penale dhe qytetarët me 47 kallëzime penale të parashtruara.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, përmendi edhe sukseset e kryera gjatë kësaj periudhe të prokurorëve, sipas të cilit janë kryer 89 për qind të rasteve, ndërsa kanë mbetur të pa kryera vetëm 115 raste.

Ai  ka thënë se ka disa vërejte në punën e prokurore, sidomos me trajtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me armë mbajtje pa leje. Ndërkaq, Lumezi ka thënë se prokurorët kanë bërë punë të mirë në luftimin e veprave që kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit dhe lëndëve narkotike.
KPK Keshilli Prokurorial

Të ngjashme