Për një ekzaminim të gastroskopisë dhe kollonoskopisë pritet jo më pak se 5 muaj

Prishtinë | 22 Sht 2018 | 13:52 | Nga

Blerja e aparaturës së re për ekzaminimin e gastroskopisë dhe kollonoskopisë nuk e ka zvogëluar listën e pritjes së pacientëve. Për këto ekzaminime edhe më tej duhet të pritet jo më pak se 5 muaj.

Me këtë aparaturë maksimumi i ekzaminimeve në ditë arrin deri në pesë pacientë, shkruan sot Koha Ditore.

Në Klinikën e Gastroentorologjisë me Hematologji, bëhet fjalë për një aparaturë të re, i cili është aparat me të cilin kryhen dy funksione edhe incizimi i pjesës së sipërme, gastroskopisë po edhe incizimin e pjesës së poshtme, kollonoskopisë.

Drejtori i Klinikës së Gastroentorologjisë, Zaim Gashi, ka thënë për gazetën se ka vështirësi që ekzaminimet kryhen në dhoma të ndryshme dhe bartja e kësaj aparature nga një vend në tjetrin mund të krijojë defekte pas një kohe.

“Për shkak se ekziston vetëm një aparaturë po duhet me e bart aparaturën në anën tjetër, pastaj duhet me kthye prapë për ekzaminime në anën tjetër kështu që ndodh kjo bartje e shtyllës së aparaturës, me kohë mund të krijojë defekte të ndryshme në aparaturë”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, për fillim kjo është një zgjidhje modeste pasi që tre vjet ka munguar aparatura për gastroskopi, ndërsa ajo për kollonoskopi rreth një vit e gjysmë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme