Klinika e rehabilitimit përfshihet nga zjarri në Ekuador, 17 të vdekur

Prishtinë | 12 Jan 2019 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjera janë lënduar nga zjarri që ka kapluar një klinikë rehabilituese për personat e varur nga droga në Guayaquil të Ekuadorit.

Dyshohet se incidentin e shkaktuan pacientët pasi që u kishin vënë flakën dyshekëve si përpjekje për të ikur nga klinika, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Ne bashkëndjejmë për vdekjen e 17 njerëzve në këtë tragjedi dhe gjithashtu dënojmë neglizhencën e mbikëqyrësve të klinikës”, thuhet në deklaratën e departamentit të zjarrfikësve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme