Trazira në 3 burgje në Ekuador, mbi 50 viktima

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 07:10 | Nga Ekonomia Online

Policia e Ekuadorit konfirmoi se më shumë se 50 të burgosur kanë humbur jetën si rezultat i trazirave që shpërthyen sot në tre burgje në vend.

Sipas raporteve nga faqja e internetit e së përditshmes El Comercio, viktimat vdiqën në incidentet e regjistruara në qendrat e burgjeve të Guayaquil, El Turi dhe Cotopaxi.

Policia theksoi se po menaxhon situatën në burgje. Oficerët e policisë po kryejnë operacione për të rivendosur normalitetin, ndërsa ushtria ruan hapësirat e jashtme të strukturave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme