Spitali i Pejës bën të ditur se gjatë muaj maj numri i të lindurve në këtë spital ka qenë 168, prej tyre 84 vajza dhe 84 meshkuj.
Prej 168 lindjeve, me operacion cezarian janë kryer 61 lindje.
Të dhënat nga Spitali bëjnë të ditur se 1,318 pacientë ishin të shtrirë për të marrë shërim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Sipas Komunave këta të shtrirë ishin 745 nga Komuna e Pejës, 139 nga Deçani dhe Juniku, 146 nga Komuna e Klinës dhe 176 nga Komuna e Istogut. Marrë në përqindje 56% e pacientëve të shtrirë ishin nga Peja, ndërsa 35% nga komunat përreth Pejës 9% nga komunat tjera të Kosovës.
Gjatë muajit maj 2018 numri i të vdekurve ka qenë 23, ndërsa i të transferuarve nga Spitali i Pejës në spitalet tjera 66.
Sa i përket operacioneve të kryera gjatë majit ato kanë qenë saktësisht 300 operacione që kanë zgjatur 438 orë operim në sallat e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Ndërsa sipas reparteve numri i operimeve ka qenë: 129 Kirurgji, 22 Ortopedi, 25 Urologji, 49 ORL, 11 Gjinekologji dhe 64 Akusherik.