Istogu voton për herë të tretë. Ky proces po konsiderohet i mundimshëm për qytetarët. Votuesit e intervistuar nga Ekonomia Online, thanë se gjithçka ka shkuar në rregull dhe se qendra është hapur në kohë pa ndonjë problem.
Sherif Bytyqi një nga votuesit e parë në këtë qendër, tha se votimi për herë të tretë është i mundimshëm, por që ky është një obligim qytetarë e duhet të votojnë për një ditë më të mira.
Kurse Besim Gustromaj, tha se të gjithë duhet të votojnë për ditët ë mira të Istogut. Ai tha se po ashtu pavarësisht fituesit qytetarët duhet të votojnë.
49 mijë e 150 votues do të mund të votojnë sot në Istog. Qytetarët votojnë në 23 qendra të votimit me 63 vendvotime.
Ky do të jetë votimi i tretë për qytetarët e Istogut, pasi në dy herët e kaluara ka dështuar të zgjidhet i pari i kësaj komune.
Në këtë garë do të përballën Gani Dreshaj nga AAK dhe Haki Rugova nga LDK.