Kuvendi i Kosovës ka shtyer seancën plenare e cila ishte paraparë të mbahej nesër (e mërkurë).
Kjo shtyrje e kësaj seance sipas njoftimit që zyra për media në Kuvendin e Kosovës është për shkak të aktiviteteve që zhvillohen me rastin e shënimit të 8 Marsit – Ditës ndërkombëtare të Gruas.
“Me kërkesë të Grupit të Grave Deputete, vazhdimi i seancës plenare, i paraparë për të mërkurën, 8 mars 2017, shtyhet për një datë tjetër”, thuhet në njoftim