Për shkak të mërgimtarëve, Komuna e Suharekës ndërpret punimet në akset kryesore rrugore

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marr një vendim për ndërprerjen e punimeve në akset kryesore rrugore në këtë komunë.

Sipas Muharremajt, kjo ndërprerje do të zgjasë deri më datën 20 gusht, për shkak të qëndrimit të mërgimtarëve në kohën e pushimeve.

Kreu i Komunës së Suharekës thekson se ky ka qenë edhe premtim i fushatës zgjedhore.

Postimi i plotë:

Nga sot e deri më 20.08.2019, punimet e kontraktura nga Komuna e Suharekës do të ndërpriten përkohësisht në akset kryesore rrugore.

Ky ka qenë edhe premtim i imi gjatë fushatës zgjedhore, që në këtë periudhë mos të ketë punime. Kjo bëhet për mospengimin e komunikacionit gjatë periudhës sa janë mërgimtarët këtu.

Bali Muharremaj

Fotografia e Bali Muharremaj
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme