Në aeroportin ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë, si pasojë e motit të ligë dhe mjegullës, janë anuluar disa fluturime.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, Driton Hyseni.
Hyseni shtoi se si pasojë e mjegullës vetëm gjatë ditës së djeshme janë anuluar dy fluturime por që më pas të realizohen më vonë gjatë ditës derisa dhe nga mëngjesi i sotëm ka pasur disa anulime fluturimesh por jo për shkak të kushteve atmosferike në Prishtinë.
Ai bëri të ditur që të gjitha fluturimet gjatë ditës do të realizohen sipas itinerarit ndonëse me vështirësi për shkak të kushteve atmosferike,