Me gjithë reshjet e mëdha të shiut, qindra tifozë janë tubuar për të shikuar një ndeshje futbolli në fshatin Fedino.
Ekipi i këtij fshati po luan kundër një ekipi tjetër lokal nga rajoni i Moskës, në kuadër të turneut të rrethinës. Fshatarët janë të “armatosur” me ombrella dhe fara luledielli, transmeton Koha Ditore.
Në tribuna gjendet një nënë e re, e cila sapo kishte marrë djalin e saj nga stërvitjet. Pak hapa larg saj është një grup i vogël spektatorësh, që nga tribunat u japin udhëzime futbollistëve në fushë, teksa ndeshja fillon të bëhet interesante.
Në mesin e lojtarëve, në fushë është edhe kapiteni i Fedino Football Club.
“Futbolli është jeta jonë”, shpjegon Vladimir Murashov gjatë pushimit midis pjesëlojëve.
Vlamidiri është lindur në fshatin Fedino, dhe ka luajtur për ekipin prej kur ishte tinejxher.