Për herë të parë Republika e Kosovës emeton Obligacion shtetëror 10-vjeçar

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 11:24 | Nga

Ministria e Financave njofton se më 30 korrik 2018 do të mbahet ankandi i parë për emetimin e Obligacionit 10-vjeçar, në vlerë prej 10 milionë euro, i cili zhvillohet përmes Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi fiks i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite), i pagueshëm çdo 6 muaj dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Ky instrument para se gjithash u dedikohet individëve dhe subjekteve që kanë plane për kursime më afatgjata dhe jo vetëm, dhe ka efekte pozitive të shumanshme ekonomike dhe financiare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme