Për tre muaj Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” pati mbi 650 mijë udhëtarë

Prishtinë | 04 Pri 2023 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA ka vazhduar në fillimvit trendin e rritjes së numrit të udhëtareve dhe fluturimeve edhe pse pothuajse kishte arritur shifrën 3 milionë udhëtarë vitin e kaluar.  

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti ka shërbyer rreth 650 710 udhëtarë apo 104 815 udhëtarë më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kishte 545 895 udhëtarë. Përvec numrit në rritje mbi 19% në udhëtarë aeroporti ka shënuar edhe një rritje prej rreth 10 % në nr të fluturimeve.

Në këtë periudhë kohore ka ateruar për herë të parë edhe kompania e re ajrore ‘Condor’ duke shtuar frekuencat e fluturimeve për Dusseldorf dhe Munich.

Ndërsa ditë më pare edhe fluturimet në destinacionin e Ljubljanës u rikthyen përsëri përmes kompanisë ajrore GP Aviation.

Të ngjashme