Për tre muaj, Kosova priti mbi 33 mijë vizitorë

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 10:18 | Nga

Në tremujorin e dytë të këtij viti (TM2 2016) numri i vizitorëve është 33 290 vizitorë, prej tyre 36.08% janë  vizitorë vendorë dhe 63.92 % janë të jashtëm. Kështu bënë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin “Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e dytë (TM2) 2016”.

Ndërsa, numri i bujtjeve në TM2 2016 është 49 639, ku 33.28% e bujtjeve janë nga vendorët dhe 66.72% janë të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 19 162 vizitorë dhe 30 565 netëqëndrime, raporton Ekonomia Online.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, SHBA-të, etj.

Pjesë e anketës janë 109 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 14.18%.

Fotot: Ekonomia Online

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Dukagjin_Rugove_Ekonomia_Online (1)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme