Në Komisionin për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë lutës kanë aplikuar 60 persona, gjatë tri javëve të para, prej kur zyrtarisht ka nisur ky proces. Sipas organizatave, nëpërmjet të të cilave janë dorëzuar disa aplikacione, numri i rasteve të paraqitura ka shënuar rritje.
Vetëm te Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT), sipas drejtoreshës Feride Rushiti, janë paraqitur 25 raste të reja që nuk kanë qenë të lajmëruara më herët, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ajo ka thënë se presin që gjatë vitit të parë numri i atyre që do të aplikojnë të kalojë shifrën e një mijë personave. I tërë procesi i aplikimit, sipas ligjit, do të zgjatë 5 vjet. Aplikimi ka filluar më 5 shkurt të këtij viti.
Lidhur me këtë proces, në nëntor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e kompensimit të personave të dhunuar gjatë luftës, që do të jetë 230 euro.