Dje, Gjeorgjisë i është dhënë statusi i vendit kandidat për BE nga Këshilli Europian. Kosova, bashkë me këtë vend, në vitin 2016 ishte në një grup për liberalizim vizash. Prej atëherë, po behen gati 8 vite.
Asokohe me kryeneçesi refuzonim demarkacionin me Malin e Zi. Miratimi i tij ishte ndër kushtet e fundit qe kishin mbetur për të na u hequr vizat.
Nuk e miratuam demarkacionin me Malin e Zi kur duhej, por e miratuam, pa ndryshuar asnje centimetër në të, tek pas tre vjetësh. Vendimi ishte i vonë, dhe pa asnjë ndikim.
Gjatë këtyre viteve të budallakut e çmendise që ende s’po i duket fundi, mbetem pa viza, humbëm shumë miq dhe besim, humbëm investime dhe më e dhimbshmja – largim masiv të popullsisë.
Sot, jemi nje vend i sanksionuar nga BE-ja. Për vend kandidat as që i shkon kujt mendja…