Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, në qytetin e Fierit.
Burime zyrtare të policisë sqarojnë se ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 05:40, në një lokal në lagjen “15 Tetori”.
I lënduar nga kjo ngjarje ka mbetur një 30-vjeçar me iniciale J.S., i cili ka marrë dëmtime të lehta në këmbë.
Autoritetet policore në Fier thonë se shkak është bërë një konflikt. I riu ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë një grup hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.