Ekipi shqiptar Bad News Eagles do të përballet me ekipin 9INE në kuadër të turneut të CS:GO – ESL Challenger League.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e martë) duke filluar nga ora 19:00 në formatin ‘Bo3’.
Të dyja skuadrat janë takuar edhe më herët, ku nga shtatë ndeshje katër i ka fituar 9INE dhe tri Bad News Eagles.
Në renditje botërore më të mirë janë ekipi shqiptar që mbajnë vendin e 17 –të, ndërsa ekipi 9INE renditen në vendin e 44 –të.
Në këtë turne 24 skuadra garojnë për grupin e çmimeve prej 50.000 dollarësh, me një format me eliminim të dyfishtë.
Ndeshjen ndërmjet Bad News Eagles dhe 9INE mund ta ndiqni në kanalin JokerBr në platformën Twitch.