Të shtëna të shumta janë dëgjuar afër bazës ajrore La Carlota. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë treguar se kanë dëgjuar shumë të shtëna, dhe kanë parë njerëz me uniforma duke luftuar njëri tjetrin.
Reuters raporton se pikërisht personat të cilët kanë dalë publikisht në videon e publikuar nga lideri i opozitës Juan Guaido, janë duke luftuar me ish-kolegët e tyre të cilët e përkrahin presidentin Nicolas Maduron, transmeton Gazeta Express.
“Të shtëna armësh po dëgjohen nga baza ajrore ushtarake e Caracas, aty ku lideri i opozitës, Guaido është duke qëndruar, dhe më herët iu bashkua ushtrisë për ta rrëzuar Maduron. Dëshmitarët që folën për Reuters, thanë që burrat me uniform të cilët u panë në internet, po shkëmbejnë zjarr me ushtarët të cilët e mbështesin Maduron” shkruan Reuters.
Përndryshe, Juan Guaido e ka përkrahjen shteteve perëndimore, pra SHBA-së dhe BE-së, ndërsa Maduro përkrahet kryesisht nga Rusia, Kina, Turqia dhe Irani.
/GazetaExpress/