Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka prezantuar raportin e auditimit të performancës “Sistemi i përcaktimit të tarifave të energjisë elektrike, termike dhe atyre të ujësjellësit”, raporton Ekonomia Online.
Vlora Spanca- ndihmës Auditor i Përgjithshëm tha se rezultatet kanë gjetur disa mangësi, si dhe kanë vërejtur se pjesëmarrja e qytetarëve në përcaktimin e tarifave është shumë e kufizuar.
“Shërbimet publike duhet të jenë në funksion të qytetarëve, megjithatë qytetarët duhet të paguajnë një tarifë që është në të mirë të të gjithëve.
“Rezultatet e auditimit kanë nxjerrë në pah se organet e auditimit kanë nxjerrë rezultate të mira. Përkundër progresit të arritur Zyra e Auditorit ka gjetur disa mangësi. Pjesëmarrja e publikut në përcaktimin e tarifave është shumë e kufizuar”, tha ajo.
Fikret Ibrahimi, udhëheqës i ekipit, tha se institucionet rregullatore kanë përdorur metodologji mjaftë komplekse.
“Institucionet rregullatore kanë vendosur një metodologji mjaftë komplekse, kanë dizajnuar një sistem të mirë për përcaktimin e tarifave, pavarësisht këtyre gjatë auditimit kemi parë që janë disa mangësi”, tha ai.
Myrvete Gashi, udhëheqëse e Departamentit të Auditimit të Performancës tha se periudha e auditimit përfshinë gjetjet nga viti 2016-2018 dhe kanë 3 rekomandime për qeverinë dhe 20 për autoritetet që merren me përcaktimin e tarifave.
“Shërbimet publike duhet të jenë efikase dhe në të mirë të qytetarëve. Për shërbimet publike përcaktohet një tarifë dhe përcaktimi i vlerës së tyre duhet të jetë sipas harxhimit real. Periudha e auditimit ka përfshirë vitin 2016-2018, dhe është përfshirë ZRE-ja dhe ngrohtorja në Prishtinë dhe Gjakovë. Ne kemi dhënë gjithsej 3 rekomandime për qeverinë ndërsa 20 rekomandime për autoritetet tarifore”, tha ajo.
Raporti konstaton se nga përfituesit e ndihmës sociale të cilët nuk janë kompensuar, të cilët do të ishte dashur të liroheshin.
Është identifikuar që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të duhej të ishin përgjegjës për këtë. Tarifat fikse aplikohen për të gjithë konsumatorët me tarifa të njëjta. Aplikimi i këtyre tarifave fikse auditori ka gjetur që është një ngarkesë.
Humbja e ujit determinin edhe në ngritjen e tarifës. Te tarifat e ujit, nuk është vërejtur që është bërë një lloj i ndihmës për uljen e çmimeve.