Përdhoset pllaka përkujtimore në Grackë të Lipjanit, reagon Lista Srpska

Prishtinë | 02 Sht 2016 | 12:54 | Nga

Lista Srpska fuqishëm e dënon përdhosjen dhe thyerjen e pllakës përkujtimore në Grackë të Vjetër në Lipjan të serbëve të vrarë.

Sipas këtij subjekti politik, incidentet e tilla provokojnë trazira dhe destabilizim, duke përhupur mosbesim midis serbëve dhe shqiptarëve.

“Kjo është veçanërisht e rrezikshme për situatën tashmë të brishtë të sigurisë dhe rritjen e tensioneve në Kosovë, si dhe për shkak se provokime të tilla mund të çojnë në një përshkallëzim të dhunës kundër serbëve”, thekson Lista Srpska .

Grafitet në monumentin e viktimave të pafajshme është një akt i turpshëm, thuhet në reagimin e Lista Srpska.

“Këto gjëra të gjitha duhet të marren seriozisht”, thuhet në reagim.

Srpska ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare të shtojnë praninë në zonat ku serbët jetojnë për të parandaluar provokimet dhe autorët e përdhosjes së pllakës të dalin para drejtësisë.

Nga persona të panjohur gjatë natës është thyer pllakë përkujtimore për viktimat serbe në Grackë të Vjetër në Lipjan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme