Përditësohen të dhënat, më së shumti pritje në Merdar

| 20 Gus 2023 | 11:11 | Nga

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për fluksin në pikat kufitare.

Aktualisht më së shumti pritje ka në Merdar, 140-160 minuta.

Ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet po zgjasin deri në 30 minuta, e në Muçibabë e Mutivodë po zgjasin deri në 10 minuta.

Në Jarinjë pritje ka deri në 20 minuta.

Në pikat tjera gjendja është e qetë, nuk ka pritje më shumë se 10 minuta.

Të ngjashme