Perez mohon zërat

Prishtinë | 22 Shk 2017 | 18:19 | Nga

Lucas Perez ka mohuar spekulimet se do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit.
28-vjeçari spanjoll, Lucas Perez, iu bashkua Arsenalit gjatë verës 2016 nga Deportivo La Coruna, por edhe pse shënoi shtatë gola në të gjitha garat, ai ka luajtur vetëm dy ndeshjes si titullar në Premierligë.

Kjo bëri që të shtohen spekulimet për një largim të mundshëm të 28 vjeçarit nga Emirates Stadium, diçka që tani e ka hedhur poshtë vetë lojtari.

“Ishte ndryshim i madh për mua që të mësohem me futbollin anglez kur u largova nga Spanja. Të gjithëve iu duhet kohë që të përshtaten. Lojtarët janë të ndryshëm, disave iu duhet më shumë kohë për t’u përshtatur në krahasim me të tjerët”, tha Perez.

“Tani po ndihem shumë rehat dhe jam përshtatur mirë me skuadrën – kjo është shumë e rëndësishme për një futbollist”, shtoi ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme