Pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare Pan Evropa-Kosova kanë vizituar Katedralen ” Shën Tereza”, raporton Ekonomiaonline.
Alain Terrenoire, president i Pan Evropa tha se nuk është hera e parë që po e viziton Kosovën. “Sa herë që vij në Kosovë shoh diçka më ndryshe, është bërë progres i madh, shumë gjëra kanë ndryshuar”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu tha se gjithmonë kur kthehet në Francë, por edhe këtë herë, do të mundohet që të lobojë për Kosovën.
Pjesë e delegacionit ndërkombëtar ishte edhe i riu nga Gjermania, Christian Hoferer.
Hoferer, i cili është edhe zv president i të rinjëve gjerman në PanEvropa tha se Kosova është përballur me shumë vështirësi gjatë rrugës së saj.
Ai shpreson që Kosova shumë shpejt do të plotësoj edhe kushtet e mbetura në mënyrë që të integrohet në Bashkimin Evropian.