Përfaqësuesi i FMN-së: Niveli i inflacionit do të rritet dhe do të ketë rënie ekonomike

Prishtinë | 02 Nën 2022 | 15:28 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka prezantuar perspektivën ekonomike rajonale të FMN-së për Evropën, raporton Ekonomia Online.

Neil Taylor nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) tha se lufta në Ukrainë ka pasur ndikim të madh në ekonominë e vendeve të botës.

Ai shtoi se me rritjen e shpejt të inflacionit janë rritur edhe shpenzimet në ekonomitë familjare e sidomos në Ballkanin Perëndimore.

“Sigurisht bota, Evropë e rajoni është në një moment të vështir marr parasysh luftën e tmerrshme në Ukrainë e cila është duke pasur ndikim tekë ne. Me rritjen e shpejt të inflacionit që në mënyrë të veçantë prek Ballkanin Perëndimor dhe konsumi i ushqimit është pjesë e madhe e shpenzimeve të ekonomive familjare”.

“Sigurisht nuk duhet të harrojmë që lufta në Ukrainë ka ardhur menjëherë nga pandemia, pra kemi pasur tronditje të shumta të jashtme në ekonomit e vendeve tona”, tha ai.

Gabriel Di Bella nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili prezantoi perspektivën ekonomike rajonale të FMN-së, tha se me luftën në Ukrainë u rriten çmimet si të energjisë e po ashtu edhe ato ushqimore.

Ai tha se rritja e çmimeve erdhi përmbi inflacionin edhe ashtu të madh të cilin ishte duke e përjetuar Evropa gjatë vitit 2021 dhe sipas tij, kjo është arsyeja që bankat kanë rritur normën e interesit.

“Lufta më Ukrainë ka qenë një tronditje që ka ndryshuar krejtësisht dinamiken e kontinentit pas pandemisë. Pas pandemisë plasi lufta në Ukrainë e cila e goditi kontinentin si një gur i madh, pasojat nga lufta në Ukrainë u rritën shumë çmimet e energjisë dhe të ushqimit, pse, sepse Rusia dhe Ukraina janë shumë prodhues të mëdhenj si të energjisë dhe të ushqimit dhe Evropa është përdoruese e këtyre mallrave që eksportojnë edhe nga Ukraina edhe nga Rusia”.

“Kjo rritje e çmimeve erdhe përmbi inflacionin edhe ashtu të madh të cilin ishte duke e përjetuar Evropa gjatë vitit 2021, kjo ka bërë që bankat qendrore që të rrisin kamatat apo normën e interesit”, tha ai.

Di Bella shtoi se me këtë trend pritet që rritjet ekonomike të jenë më të ulëta ndërsa inflacioni do të rritet edhe më shumë.

“Për shkak të rritjes së çmimeve është duke u pritur zinxhiri i vlerës inflacioni ne presim që inflacioni të jetë edhe më i lartë. Rritja ekonomike do të jetë më e ulët se që kemi parashikuar dhe inflacioni më i lartë”, tha ai

“Rreziku i dimrit që po vjen. E kemi parë që transporti i gazit rus ka pësuar rënie. Mund të rastis që situata të përkeqësohet shumë gjatë dimrit për shkak të rënies së temperaturave”, tha ai.

Nora Hasani, nga Oda Ekonomike Gjermane tha se lufta e Ukrainës ka goditur ekonominë e Kosovës, por që sipas saj, duhet të shikohen mundësit që nga kjo të përfitojmë të mirat.

Ajo shtoi se për energjinë duhet të përdorim resurset tona dhe jo ta importohen gjithmonë nga Lindja e Mesme, raporton EO.

“Kemi parë se si shumë biznese janë munduar që të gjejnë zgjidhje. Tani kemi një krizë më komplekse nuk është vetëm kriza e energjisë dhe inflacioni i lartë por edhe lufta në Ukrainë na ka sjell disa çrregullime në zinxhirin e furnizimit dhe po e shohim që ekonomia jonë po goditet nga këto”.

“Një gjë që u tha këtu është rritja çmimeve te energjisë elektrike dhe për këtë duhet të fokusohemi që të shfrytëzojmë nga resuset tona dhe jo ta importojnë atë gjithmonë nga Lindja e Mesme”.

“Po ashtu duhet të punojmë shumë mesë veti. Bashkëpunimi ekonomik këtu në rajon është shumë i rëndësishëm për t’i kaluar këto pengesa që po përballim”, tha ajo.

Të ngjashme