Përfaqësuesi i OKB-së viziton Gjykatën Themelore të Prishtinës

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 16:54 | Nga

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, sot ka pritur në një takim Zahir Tanin, përfaqësues  i  OKB-së në Kosovë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi për së afërmi me punën e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe gjetjen e mundësive për përmirësimin e kushteve të punës në këtë Gjykatë, njofton Klan Kosova.

Bytyçi i informoi mysafirët për funksionimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me strukturën organizative të Gjykatës derisa vëmendje e veçantë iu kushtua edhe procedurave të cilat zhvillohen brenda Gjykatës duke qenë  se është Gjykata më e madhe në nivel të Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Ajo po ashtu vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar nga ana e përfaqësuesit të OKB-së dhe prezantoi të arriturat dhe përfitimet e Gjykatës nga Projekti i Institutit  të Kosovës për Drejtësi i  mbështetur nga Tanin.

Gjatë takimit, Tanin ka siguruar atë se edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimi në funksion të rritjes së performances së Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në fund të takimit është bërë edhe një vizitë në objektin e Gjykatës dhe vëmendje të veçantë i kanë kushtuar sallave të gjykimit dhe  arkivave së Gjykatës.

Ne Gjykatën Themelore në Prishtinë nga muaji  prill 2018 kanë filluar punën 40 praktikantë me pagesë, financuar nga misioni i UN në Kosovë, program i zhvilluar nga Instituti  i  Kosovës për Drejtësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme