Përfaqësuesi i TMV Kosova, Mehmet Nedim Aslan, u takua me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi

Prishtinë | 12 Dhj 2025 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif në Kosovë, Mehmet Nedim Aslan, vizitoi Komunën e Rahovecit, ku u prit nga Kryetari Smajl Latifi.

Gjatë takimit u diskutua për veprimtarinë arsimore të Fondacionit Maarif në Prishtinë dhe Prizren, nga niveli parashkollor deri në arsimin e mesëm. Kryetari Latifi informoi për potencialin arsimor të komunës së Rahovecit, projektet për të rinjtë dhe iniciativat që mbështeten nga komuna në fushën e arsimit.

Përfaqësuesi Aslan foli për punën dhe programet arsimore të Fondacionit Maarif në Kosovë, duke vlerësuar mundësitë e bashkëpunimit. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte që kontribuojnë në zhvillimin e të rinjve.

Në përfundim të vizitës, Aslan falënderoi Kryetarin Latifi për mikpritjen dhe diskutimet konstruktive.

Të ngjashme