Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë,Nick Hawkins dhe Sean Mcnale, nga projekti për fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë.
Në këtë takim u diskutuan çështjet lidhur me funksionimin dhe sfidat në të cilat ballafaqohet Prokuroria Themelore në Gjakovë.
Kryeprokurori Ali Selimaj i ka njoftuar lidhur me të arriturat dhe sfidat e kësaj Prokurorie.