Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, në zyrën e saj ka prit përfaqësuesit nga KFOR-i.
Ata së bashku kanë biseduar për ecurinë e punëve të të dyja institucioneve përkatëse si dhe për arritjen e një marrëveshje për një donacion nga KFOR-i, për Komunën e Suharekës, një kombi-bus.
Nënkryetarja Suka, i ka falënderuar përfaqësuesit e KFOR-it, jo vetëm për donacionin e përmendur por edhe për sigurinë që ata po i ofrojnë Kosovës në përgjithësi si dhe Komunës së Suharekës në veçanti.
Komuna do t’i sigurojë të gjitha informacioniet e nevojshme për realizimin e këtij projekti.