Përfaqësuesit e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina Bunjaku, sot kanë takuar nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës së mesme të ulët “Skënderbeu” në fshatin Reçak.
Ata kanë biseduar rreth Garave të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe janë njoftuar drejtpërdrejt nga nxënësit dhe mësimdhënësit për gatishmërinë dhe përgatitjet për procesin e garave
Morina-Bunjaku shprehi falënderime dhe mirënjohje për mësimdhënësit dhe të gjithë nxënësit, duke iu drejtuar me fjalë rasti: Përmes Programit Nacional për Rininë, të gjithë ju nxënës do ta keni mundësinë të jeni pjesë e garave. Është mundësi për të gjithë ju që te merrni pjesë në Gara të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, në Dituri e po ashtu edhe në Sport.
Takime me nxënësit dhe profesorët u zhvilluan edhe në shkollën e mesme të lartë “Naim Frashëri” ku gjatë këtij takimi nxënësit dhe kujdestarët e klasave biseduan rreth garave që zyrtarisht kanë filluar sot.