Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor arrijnë marrëveshje me ministrin Bytyqi për çështjen e bursave

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor kanë takuar sot ministrin në detyrë të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi.

Në një njoftim për medie, thuhet se në takim është biseduar rreth çështjes së bursave dhe se është arritur një pajtim.

“Pas shumë kërkesave në drejtim të Parlamentit Studentor për çështjen e bursave për mospërfshirjen e një numri të konsiderueshëm të fakulteteve ne si Parlament Studentor insistuam të takohemi me ministrin dhe t’i diskutojmë të gjitha mundësitë rreth kësaj çështjeje kaq delikate sepse janë në pyetje ajka e studentëve të UP ‘Hasan Prishtina’. Sot u mirëpritëm në takim nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi. Tema e diskutimit ishin bursat që ndahen nga MASHT-i për studentët e universiteteve publike”, thuhet në njoftim.

Në takimin që zgjatur më shumë se 1 orë, është marrë një vendim me të cilin janë pajtuar dhe përfaqësuesit e studentëve. “Ministri Shyqyri Bytyqi do t’ia përcjellë vendimin sugjerues kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së, Ujkan Bajra, që Universiteti i Prishtinës t’i kushtojë më shumë rëndësi dhe përparësi fakulteteve të cilat nuk janë të përfshira në vendimin e fundit të MASHT-it në mënyrë që të mos i mohohet e drejta e bursës asnjë studenti që i plotëson kriteret”, theksohet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme