Bytyqi takohet me Ambasadoren e Izraelit Alona Fisher-Kamm

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë është takuar me Ambasadoren e Izraelit në Beograd dhe jo rezidente në Kosovë, znj. Alona Fisher-Kamm, ata gjatë këtij takimi kanë biseduar lidhur me mundësinë e bashkëpunimit në fushën e arsimit ndërmjet dy vendeve.

Bytyqi  poasjtu theksoi nevojën për trajnime yë mësimëdhënësve dhe të inspektorëve të arsimit, por edhe për trajnime të drejtorëve të shkollave me qëllim të realizimit të plotë dhe cilësorë të reformave në arsim.

“Prita sot në takim ambasadoren e Izraelit në Beograd dhe jo rezidente në Kosovë, znj. Alona Fisher-Kamm, me të cilën kam biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit mes dy vendeve.

Falënderova Ambasadoren Alona Fisher -Kamm për bashkëpunimin e deritanishëm të Izraelit me Kosovën dhe gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim të përafërt në fusha të caktuara të arsimit.

Theksova se kemi nevojë për trajnime të mësimdhënësve dhe të inspektorëve të arsimit, por edhe për trajnime të drejtorëve të shkollave me qëllim të realizimit të plotë dhe cilësorë të reformave në arsim.

Poashtu, përfitimi nga praktikat e mësimdhënies në Izrael, do të ishin me shumë interes në përpjekjet tona që të kemi një arsim modern çfarë e dëshirojmë në Kosovë.” ka shkruar Bytyqi në Facebook.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme