Përfaqësuesja e Kosovës shprehet se ndeshja me Bullgarinë do të jetë e vështirë

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 18:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Megjithëse optimistë, nga Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, u tha se loja ndaj Bullgarisë nuk do të jetë e lehtë.

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, është shprehur optimist se mund të luajë për “Dardanët” në ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Bullgarisë, të hënën, raporton Ekonomia Online.

Për shkak të lëndimit që kishte marrë, ai mungoi në miqësoren ndaj Danimarkës, ndërsa shtoi se do jetë ndeshje e vështirë me Bullgarinë.

“I kemi bë disa analiza dhe e kemi pa nga rezultatet e fundit dhe kemi pa ekipin tonë kundër Danimarkës, jemi shumë optimistë dhe me publikun shumë optimistë besoj se do shkojmë me rezultat shumë pozitiv”.

“E kam pa një paraqitje shumë të mirë ndaj Kosovës por besoj që do jetë një ndeshje shumë ndryshe që është fizikisht shumë e fortë dhe me agresionin e vet kanë me na bë lojën të vështirë”.

Se do jetë lojë e vështirë, pohoi edhe trajneri i ekipit, Bernard Challandes.

“Jam i kënaqur me paraqitjen kundër Danimarkës, por tani është më ndryshe. Është një garë tjetër. Ndaj Bullgarisë do të jetë ndeshje krejt tjetër. Bullgaria është ekip i fortë dhe ne duhet të luftojmë për çdo top. E dijmë që Bullgaria ka eksperiencë më shume se ne”.

Ai ka thënë se ylli Benjamin Kololli do të testohet sot para ndeshjes për të parë a do të jetë në gjendje të luaj apo jo.

Sa i përket kombëtares së Bullgarisë e cila sot deklaroi se nuk do stërvitet në stadiumin “Fadil Vokrri”, Challandes tha se mund të mos duan të tregojnë stërvitjen e tyre.

“Mendoj se ata kanë bërë pergatitjet në Bullgari, ndoshta nuk duan të tregojnë cfarë kanë ushtruar. Nuk mund të shpjegoj se pse. Mendoj se trajnimi në mëngjes dhe udhëtimi pastaj, është mënyrë e tyre e stërvitjes dhe ndoshta nuk është e rëndësihme për ta”.

Të ngjashme