Përfaqësuesja e Kosovës në futsal ka kaluar grupin në fazën e parë kualifikuese për kampionatit Botëror të futsallit.
Kosova me dy fitore të arritura, ndaj Norvegjisë me rezultat 5-1, dhe Andorrës me rezultat 5-3, ka arritur të kualifikohet për në fazën e dytë kualifikuese drejt Kampionatit Botëror.
Kosova përpos këtyre dy fitoreve, ka pësuar edhe një humbje në ndeshjen e parë ku u mposhtë nga Bjellorusia.