Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në volejboll në rërë në konkurrencë të meshkujve, është detyruar të tërhiqet nga Evropiani, pasi një nga lojtarët ka rezultuar pozitiv me Coronavirus
Lajmin e ka konfirmuar Federata e Volejbollit e Kosovës. Federata ka treguar se ekipi i femrave U-20 i përbërë nga dyshja Hasani-Avdullah ka arritur në Brno të Çekisë sot dhe i është nënshtruar testimit për COVID-19. Sot pritet të marrë lejen për të garuar. Shorti për garat do të hidhet sot.
Evropiani U-20 në volejboll në rërë do të nisë nga 13 shtatori.