Përfaqësuesja vuan nga mosbesimi i klubeve ndaj vendorëve

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 09:52 | Nga

Katër basketbollistë të Prishtinës ishin në përbërje të Kosovës për ndeshjen ndaj Maqedonisë më 13 shtator, në eliminatore për “Eurobasket 2021”.

Dardan Berisha për Kosovën luajti mbi 37 minuta. Fisnik Rugova mbi nëntë minuta, ndërsa Alban Veseli mbi 22 minuta. Valon Bunjaku nuk e kishte fituar rastin në atë takim që Kosova e humbi me shifrat 76:73.

Berisha e Veseli luajtën dukshëm më pak për Z Mobile Prishtinën, të shtunën në disfatën 80:55 nga Donar Groningen i Holandës, në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Berisha, që është kapiten i Kosovës, për Prishtinën luajti 26 minuta. Veseli mbi 10 minuta, ndërsa Rugova nuk fitoi fare rastin në Holandë. Bunjaku “fitoi” afro pesë minuta. Më pak minuta se te Kosova, Berisha, Veseli e Rugova patën edhe në ndeshjen e parë të Prishtinës, që skuadra e kaltër e fitoi me shifrat 84:64 ndaj Donarit. Të gjithë vendorët e Prishtinës në dy ndeshjet e para në Champions mbetën në hije të lojtarëve të huaj. Prishtina i aktivizoi gjashtë të huaj në këto dy ndeshje, por prapë nuk ia doli të avancojë tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme