Përfitime të mëdha shëndetësore mund të keni nga ky frut

Prishtinë | 04 Mar 2018 | 16:36 | Nga

Studime shkencore të realizuara së fundmi rreth përfitimeve mjekësore nga shega kanë vënë në pah dobitë që mund të kemi nga ky frut.

Në kokrrat e shegës është zbuluar një lëndë që quhet punicalagins, një antioksidant që e përmban vetëm shega.

Qendrat shëndetësore prestigjioze në SHBA e rekomandojnë shegën dhe lëngun e saj për disa sëmundje:

Parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Parandalimin e Kancerit, veçanërisht kancerin e prostatës dhe të gjirit te femrat.

Për uljen e kolesterolit në gjak.

Parandalon mbipeshën.

Lufton dëmtimin e qelizave; parandalon degradimin e ADN-së qelizore.

Kujdes, shega ka ndërveprim me ilaçet e ndryshme.

Shega është e pasur me vlera ushqimore si kripra minerale, Vitamina C, Vitamina K, Vitamina B6, fibër, etj.

Theksohet se shega ka ndërveprim me ilaçet e ndryshme, prandaj duhen konsultime me mjekun për njerëzit e sëmurë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme