Popullariteti i meditimit është vazhdimisht në rritje sepse çdo herë e më shumë njerëzit po vetëdijesohen për përfitimet që i ka.
Meditimi është proces ku e ushtroni mendjen të përqendroheni dhe t’i ri-drejtoni mendimet që i keni, transmeton Telegrafi.
Ju mund ta përdorni meditimin për ta rritur vetëdijen e vetvetes dhe shumë njerëz e përdorin edhe për ta zvogëluar stresin dhe për ta zhvilluar përqendrimin.
Sidoqoftë, më poshtë i keni disa prej përfitimeve shëndetësore të meditimit, të cilat i ka dëshmuar edhe shkenca.
E zvogëlon stresin
Reduktimi i stresit është një prej arsyeve më të zakonshme se përse njerëzit e provojnë meditimin. Këtë e kanë dëshmuar studimet me mijëra persona që kanë treguar se personat që praktikojnë meditimin kanë zvogëlim në nivelin e kortizolit – i cili është hormon i stresit.
Meditimi e kontrollon ankthin
Më pak stres do të thotë në më pak ankth apo shqetësim. Meditimi veç tjerash i zvogëlon edhe simptomat e çrregullimeve të ankthit, siç janë fobitë, ankthi social, mendimet e paranojës, sulmet e panikut, etj.
E promovon shëndetin emocional
Disa forma të meditimit mund të shpijnë në përmirësim të mënyrës si e shihni veten dhe të keni në përgjithësi një mendim më pozitiv mbi jetën.
E forcon përqendrimin
Meditimi është sikurse të bëni peshëngritje për përqendrimin tuaj. Pra, meditimi ndihmon në rritjen e forcës dhe qëndrueshmërisë së vëmendjes.
E përmirëson gjumin
Një pjesë e madhe e njerëzve do të kenë probleme me pagjumësi në ndonjë fazë të jetës së tyre. Në rast se keni probleme të tilla, keni parasysh se praktikimi i meditimit mund t’ju ndihmojë duke jua relaksuar trupin, tensionin dhe duke ju vënë në një gjendje më paqësore mendore.