Si të nisim ditën mbarë, tregon studimi

Prishtinë | 20 Kor 2023 | 06:50 | Nga Ekonomia Online

Ka shumë arsye pse ndonjëherë zgjohemi të lodhur dhe të pafuqishëm për të nisur ditën, por ka një recetë se si kjo gjë mos t’ju përsëritet. Konsumoni një gotë me ujë pas zgjimit, aktivitet fizik dhe dritë natyrore. Këto veprime rekomandohen të përsëriten me përpikëri çdo ditë, në mënyrë që të mos i nisni mëngjeset tuaja nën stres.

Receta për maksimizimin e performancës vjen nga Namni Goel, profesor i Psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Pensilvanisë (SHBA). Sipas Goel: “Mëngjesi është një moment kritik, i cili mund të vendosë për ecurinë e ditës” . Disa detyra që të gjithë duhet t’i vëmë në zbatim për një ditë sa më produktive:

Planifiko ditën

Çdo mbrëmje, secili nga ne është i prirur të bëjë planifikim të vogël për të nesërmen, të paktën për orët e para. Ju mjafton të vendosni për rrobat që do vishni ose mbi atë që do të konsumoni në mëngjes. Edhe pse mund t’ju duken vendime të parëndësishme, ato ju “vjedhin kohë”, të cilën mund ta shfrytëzoni për të bërë diçka tjetër.

Oraret

Shkoni në shtrat dhe gjithmonë zgjohuni në të njëjtin orar, është mirë për mendjen dhe trupin. Në fakt, shpjegon Goel, ky ritual shërben për të vendosur rregull mbi metabolizmin dhe energjinë.

Një gotë ujë

Një gotë ujë çdo mëngjes shërben për të hidratuar trupin dhe për të aktivizuar metabolizmin. Trupi ka nevojë për ujë për të rregulluar, proceset e tretjes.

Meditimi

Mund të jetë një stërvitje e shkëlqyer për mendjen pasi jep energji, kreativitet dhe përqendrim.

Aktivitet sportiv

Mëngjesi herët është veçanërisht i mirë, duke i liruar endorfinët (qetësues të natyrshëm), të cilët mbeten gjatë gjithë ditës.

Drita

Ideale është që mëngjesi të fillojë në mëngjes duke ekspozuar veten ndaj dritës natyrale, e cila pengon prodhimin e hormonit të gjumit. Për më tepër, drita e diellit është e mirë për humor.

Mëngjesi

Detyra e parë e ditës, një vakt i pazëvendësueshëm sepse jep energji dhe ul oreksin gjatë gjithë ditës. Zgjidhni proteina të shëndetshme, karbohidrate, fruta, jo  ëmbëlsira dhe ushqime që përmbajnë sheqerna të këqija. Ata që e shmangin mëngjesin, janë më pak energjikë dhe më shumë në rrezik për të fituar peshë, thekson Goel në studimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme