Sekretet e një jete të gjatë

Prishtinë | 12 Pri 2023 | 07:38 | Nga Ekonomia Online

Sipas një studimi të fundit shprehitë e njerëzve të lumtur janë kryesisht qeshja, përtypja e kafshatës dyzet herë dhe frymëmarrja e thellë.

Dhe njerëzit e lumtur jetojmë më gjatë ndaj për të qenë të sigurt për këtë duhet të ecni më shumë.

Sipas studimit ecja redukton prekjen nga kanceri dhe shton të paktën 10 vite jetë.

Valëzimi  është “ndihmës” ideal gjatë shërimit pas sulmit të zemrës dhe kthimin e funksioneve të zemrës në normalitet, pohojnë shkencëtarët.

Të testuarit të cilët kanë vallëzuar vals dy herë në javë gjatë dy muajve në mënyrë të dukshme u është përmirësuar puna e zemrës se sa atyre që
kanë aplikuar metoda tjera të rehabilitimit siç është ngasja e biçikletës ose kalërimi.

Nëse jeni duke luftuar me kilogramët e tepërt, betejën e parë kundër trashjes do ta fitoni nëse filloni të hani më ngadalë.

Çdo kafshatë përtypeni 40 herë. Me përtypjen e ngadalshme nga ushqimi do të “nxirrni” sasi më të vogël të kalorive ndërsa niveli i hormonit
të urisë në sistemin tretës do të jetë më i ulët.

Hulumtimi po ashtu ka treguar që të testuarit të cilët çdo kafshatë e kanë përtypur 40 herë kanë ngrënë edhe 12 herë më pak se ata që ushqimin e kanë përtypur vetëm 15 herë. Prandaj përtypja më e gjatë është preventivë e shkëlqyeshme nga ngrënia e tepërt, sepse trurit i jep mjaft kohë
për të marrë sinjalin që stomaku është i mbushur.

Uji pastron kolesterolin

Nëse pini shtat gota ujë në ditë, do të reduktoni dhimbjet dhe do ta largoni dhimbjen e mërzitshme të kokës dhe migrenën, ndërsa nëse në meny
i përfshini edhe dy molla në ditë, do ta ulni nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe do të reduktohet rreziku nga sëmundjet e zemrës, pohojnë shkencëtarët.

Rreziku nga kanceri i gjirit është përgjysmë më i vogël të femrat që ecin një orë në ditë dhe një herë në javë vrapojnë ose notojnë. Indi
yndyror prodhon më shumë hormone, ndërsa pikërisht nivelet e larta të hormoneve si estrogjeni ose insulina rrisin rrezikun nga kanceri.

Nëse keni tension të lartë të gjakut, merrni frymë thellë

Me frymëmarrje të thellë dhe pa ilaçe mund ta ulni në mënyrë të konsiderueshme tensionin e ngritur të gjakut.

Personat që meditojnë rregullisht kanë tension më të ulët, sepse enët e tyre të gjakut janë vazhdimisht më të hapura, tensioni më i vogël,
ndërsa me këtë edhe tensioni në muret e enëve të gjakut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme