Përfitimet shëndetësore nga mollët

Prishtinë | 08 Pri 2023 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Molla konsiderohet si një nga frytet më të kultivuara dhe më të konsumuara në botë dhe vazhdimisht është thirrur si një frut magjik.

Mollat janë ekstremisht të pasura me mi fibra dietal, antioksidantë, dhe me tjerë përbërës të shëndetshëm.

Ky artikull përbëhet tregon një profil të këtij fruti dhe përftimet shëndetësore që i merrni nëse hani mollë të paktën një në ditë, raporton “Medical News Today”.

Përfitimet nga molla

Në përmbledhjen e studimeve, ka rezultuar se molla është njëra prej frutave më të shëndetshëm, të cilët patjetër duhet ta futni në dietën tuaj.

Molla njihet si fryt e cika ndikon në parandalimin e rreziqeve nga infarkti. Si dhe mbi të gjitha, të konsumoni mollë ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit. 

Në disa hulumtime tjera, është raportuar se nëse konsumoni mollë do ulë rrezikun që ju të fitoni sëmundjen e diabetit, që nënkupton që ky fryt e bënë parandalimin e kësaj sëmundje.

Është duke u rritur numri i evidencës që sugjerojnë  se molla mund të parandaloj edhe sëmundjen e kancerit në gji si dhe obesitetit, një prej problemeve më të mëdha në shoqërinë e sotme, trnamseton ln.

Molla është e pasur me vitaminë C, B kompleks, fibra dietale, minerale si kalciumi etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme